“U DHA URDHRI QË DJALI I SALI LUSHËS…”/ Habit Stresi: Dola nga turma me makinën e varrimit – AlpeGossip
“U DHA URDHRI QË DJALI I SALI LUSHËS…”/ Habit Stresi: Dola nga turma me makinën e varrimit

“U DHA URDHRI QË DJALI I SALI LUSHËS…”/ Habit Stresi: Dola nga turma me makinën e varrimit

Reperi i njohur Arkimed Lushaj është arratisur në Kosovë pasi u shpall në kërkim policor si organizatori i protestës së dhunshme për vrasjen e Klodian Rasha.

Ndërkohë që kërkohej në banesën e tij në Tiranë, reperi në një rrëfim për Prive, tregon se si arriti të dilte nga Shqipëria.

“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme.

Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt cunat që më prunë në Kosovë’, tha ai.