“VËMENDJE MIQ…”/ Një tjetër mashtrim në emër të Aurela Gaçes, këngëtarja: Dikush po bën një lojë me shumë… – AlpeGossip
“VËMENDJE MIQ…”/ Një tjetër mashtrim në emër të Aurela Gaçes, këngëtarja: Dikush po bën një lojë me shumë…

“VËMENDJE MIQ…”/ Një tjetër mashtrim në emër të Aurela Gaçes, këngëtarja: Dikush po bën një lojë me shumë…

Personazhe të njohur janë bërë pjesë disa mashtrimeve në rrjete sociale këto kohë. Aurela Gaçe është më e fundit, duke ju përdorur emri dhe identiteti i saj për mashtrime të tilla në rrjete sociale. Një person ka hapur një profil në Facebook me emrin e këngëtares dhe në një postim ka shkruar se do të japë 10 mijë euro për 2500 njerëzit e parë që komentojnë fjalën “dashuri”.

Aurela e ka vënë re këtë gjë dhe menjëherë ka lajmëruar ndjekësit e saj që të bëjnë kujdes. Ajo ju ka bërë thirrje që t’i mos i përgjigjen asnjë mesazhi që mund t’ju vijë nga kjo faqe, sepse mund të bien pre e ndonjë mashtrimi.

“Vëmendje miq!

Dikush, ka marre videon time nga Facebook#FANPAGE , ka hapur kete👇👇👇👇👇 faqe me emrin tim Aurela Gaçe Live , eshte duke perdorur emrin ,nuk e kuptoj pse. Ju lutem,mos u përgjigjni në mesazhet që ju dergojnë. Faqja ime e vetme eshte e certifikuar. Ju lutem mos u mashtroni . Dikush po ben nje loje me shume emra te njohur . MOS HAPNI ASNJË MESAZH NGA KJO FAQE. MOS JEPNI TË DHËNAT TUAJA PERSONALE, BANKARE. JU MARRIN ATO TE DHENA E JU VJEDHIN

Raportojeni, raportojeni”, shkruan Gaçe.