“ÇDO FUNDVIT FESTOJMË…”/ Lori dhe Sra Hoxha marrin nismën e veçantë, për të bërë të lumtur fëmijët që… – AlpeGossip
“ÇDO FUNDVIT FESTOJMË…”/ Lori dhe Sra Hoxha marrin nismën e veçantë, për të bërë të lumtur fëmijët që…

“ÇDO FUNDVIT FESTOJMË…”/ Lori dhe Sra Hoxha marrin nismën e veçantë, për të bërë të lumtur fëmijët që…

2020 si një vit me të papritura, me një pandemi botërore që ka kapluar botën e ka marrë pafund jetë njerëzish ka shërbyer edhe si një vit reflektimi.

E sidomos në muajin dhjetor, me festat e fundvitit, që si asnjëherë më parë festohet në kushte të jashtëzakonshme, ndërgjegjësohemi për familjet dhe fëmijët në nevojë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram Sara Hoxha shkruan se “të gjithë kanë dëshirë për të gëzuar në Dhjetor prej festave, por jo të gjithë kanë mundësinë”.

Më tej, ajo njofton se familja e saj ka vendosur që të ndihmojë sado pak në buzëqeshjen e fëmijëve të atyre familjeve ku festa nuk mund të vijë këtë vit me dhurata.

Por, kjo ide duket se nuk iu ka lindur më kot, pasi ditën e nesërme djali i saj i madh London feston ditëlindjen. “E duke menduar për dhuratën e tij dhe Roman, po mendoja se përtej çdo gjëje që nuk shkon me botën sot” shkruan Sara, ka reflektuar se jo të gjithë kanë mundësi të festojnë.

Ajo fton ndjekësit e saj ta kontaktojnë në Instagram mbi personat që mund të njohin të cilët kanë nevojë për një dorë këtë vit.


Pafund duartrokitje për këtë nismë!