“40 VITE NË DETYRË”/ Anna Wintour, drejtuese e përjetshme e revistës VOGUE – AlpeGossip
“40 VITE NË DETYRË”/ Anna Wintour, drejtuese e përjetshme e revistës VOGUE

“40 VITE NË DETYRË”/ Anna Wintour, drejtuese e përjetshme e revistës VOGUE

Personazhi i Mirandës në filmin “Djalli vishet me Prada”, interpretuar nga Meryl Streep, është frymëzuar pikërisht nga ajo, Ana Wintour, drejtuesja influente e revistës prestigjioze “Vogue”.

Pas 40 vitesh në detyrë pati zëra për largimin e saj dhe fillimin e një ere të re në revistë, por kompania mediatike Conde Nast jo vetëm që mohoi lajmin, por konfirmoi se ajo do të jetë drejtuese e përjetshme e revistës më me ndikim në fushën e modës.

68- vjeçarja ndodhet në drejtimin e Vogue USA që prej 1988, pasi dha kontributin e saj në Britaninë e Madhe.

Pas 13 vitesh ajo u emërua edhe drejtoreshë e të gjithë kompanisë Conde Nast. Anna Wintour ka marrë gjithashtu titullin dama nga Mbretëresha Elisabete për kontributin e saj në fushën e modës dhe gazetarisë.