“KUR SHKON TEK VJEHRRIT”/ Si rrallë herë, bashkëshortja e Mc Kreshës publikon videon ‘funny’ e me reperin – AlpeGossip
“KUR SHKON TEK VJEHRRIT”/ Si rrallë herë, bashkëshortja e Mc Kreshës publikon videon ‘funny’ e me reperin

“KUR SHKON TEK VJEHRRIT”/ Si rrallë herë, bashkëshortja e Mc Kreshës publikon videon ‘funny’ e me reperin

Reperi i njohur Mc Kresha ka qëndruar gjithmonë shumë hermetik kur vjen puna rreth jetës së tij personale. Ndonëse prej disa vitesh është i martuar me Erzinën një vajzë të panjohur për publikun, këngëtari është shumë i kujdesshëm t’i shpëtojë syrit publik.

Mirëpo së fundmi duket se artisti e bëri një ‘tolerim’ ku partnerja e tij ka publikuar një video të rrallë duke kërcyer me të.

Kresha ka realizuar një video ‘funny’ në TikTok me Erzinën gjatë një vizite tek prindërit e tij.

“Kur je tek vjehërrit”- shkruan ajo krahas videos, e cila ka marrë komente të shumta pozitive nga fansat e tij.

VIDEO
Kujtojmë se çifti janë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Më parë reperi është shprehur se e cilëson pak bezdisës faktin që mediat online dhe audienca kanë më tepër interes për gjërat personale të tij se sa ato publike.

“Zakonisht më përmendin për jetën personale, për familjen, për fëmijët. Për gjëra që unë nuk preferoj të përmendem. Nëse shkruan diçka, le të shkruajnë për veprën që e bëj. Ama unë i kuptoj mediat, nuk jam i zemëruar me to. Nuk është faji i mediave, është faji i lexuesit”, u shpreh Kresha i ftuar në “N’maj t’gjuhës” disa kohë më parë.