Ndaloni dhe shihini këmbët për një moment! Ja çfarë thonë ato për shëndetin tuaj – AlpeGossip
Ndaloni dhe shihini këmbët për një moment! Ja çfarë thonë ato për shëndetin tuaj

Ndaloni dhe shihini këmbët për një moment! Ja çfarë thonë ato për shëndetin tuaj

Mbase nuk ju ka rënë ndërmend, por përmes këmbëve mund të kuptoni se çfarë nuk shkon me shëndetin tuaj. Nga aty ku jeni, shihini këmbët me kujdes, analizojini ndërkohë që lexoni artikullin e mëposhtëm.

Këmbë me qime

Pavarësisht gjinisë, në pjesën e sipërme të këmbës dhe në zonën e gishtërinjve ka përherë disa qime. Nëse vini re krejt papritur që qimet ju bien dhe zona në fjalë bëhet më e lëmuar se ç’duhet mund të keni problem me qarkullimin e gjakut. Konkretisht me sëmundjen kardiovaskulare, arterioskleroza, e cila shkakton ngurtësim të arterieve.

Koilonychia

Koilonychia është një sëmundje e thonjve, ku këta të fundit hollohen, lakohen dhe deri diku marrin formën e lugës. E gjitha kjo vjen si pasojë e mungesës së hekurit në gjak, anemisë.

Plagë

Nëse prej kohësh jeni lënduar në këmbë dhe ajo ka marrë pamjen e një plage, që qëndron aty prej kohësh e nuk shërohet mund të jeni duke vuajtur nga diabeti. Këto lloj plagësh quhen ulcera diabetike. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të glukozës dhe yndyrnave në gjak dëmtojnë nervat dhe e bëjnë të vështirë mbylljen e plagëve.

Këmbë të ftohta

Nëse këmbët i keni ekstremisht të ftohta, kjo mund të jetë një shenjë e mosfunksionimit të tiroides. Aktiviteti i ulët i tiroides shoqërohet me homocysteine të tepruar, një aminoacid që është i lidhur me sëmundjet e zemrës dhe qarkullimin e dobët të gjakut.

Deformim

Në rast se vini re një deformim të këmbëve nxitoni për te mjeku pasi me shumë mundësi bëhet fjalë për artritin reumatoid, një gjendje ku sistemi juaj imunitar gabimisht sulmon indet e trupit tuaj. Kështu nis erozioni i eshtrave dhe deformimi i tyre, një deformim që nis me këmbët dhe mund të avancojë në pjesë të tjera të trupit.