E frikshme! Noizy gjen sozinë e tij dhe të gjithë po fërkojmë sytë (FOTO) – AlpeGossip
E frikshme! Noizy gjen sozinë e tij dhe të gjithë po fërkojmë sytë (FOTO)

E frikshme! Noizy gjen sozinë e tij dhe të gjithë po fërkojmë sytë (FOTO)

Noizy është një ndër reperët shqiptarë më të ndjekur, i cili numëron një numër të madh fansash në rrjetet sociale. Vetëm pak ditë më parë ai publikoi këngën e tij të re “Toto”, e cila pritet të shndërrohet në një hit veror.

Këngën e tij tashmë kanë filluar ta këndojnë të vegjël e të mëdhenj dhe në vetëm pak ditë ka arritur një numër të madh klikimesh.

Ditën e sotme Noizy ka publikuar një foto në Instastory ku shfaqet së bashku me një djalë të vogël, me të cilin ai ka një ngjashmëri të madhe. Vetulla e prerë, model i flokëve i njëjtë dhe tipare fiks si të Noizy-t.

“Noizy i vogël dhe Noizy i madh”, ka shkruar reperi i njohur sipër fotos ku shfaqet me djalin me të cilin ka një ngjashmëri të frikshme.

 

Mirëpo Noizy nuk është mjaftuar me kaq dhe ai ka bërë një postim të dytë në Instastory ku djali i vogël shfaqet duke xhiruar një skenë, e cila me shumë mundësi do të jetë për videoklipin e ndonjë kënge të re.

 

Me sa duket Noizy është shumë i lumtur që ka gjetur sozinë e tij dhe ka vendosur ta bëjë atë pjesë të një klipi, i cili me shumë mundësi do të vijë së shpejti.