Përgjatë viteve, Marc Jacobs ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen sepse ka rikthyer supermodele të njohura dhe yje të famshëm. Edhe në shfaqjen e këtij viti në Javën e Modës në New York, Jacobs mendoi për të një ftuar special: Miley Cyrus.
Pamjet më mahnitëse nga Java e Modës në New York – Vjeshtë 2020
Miley ka bashkëpunuar me Jacobs prej kohësh dhe është një ndër dizajnerët e saj të preferuar. Ajo u shfaq në sfilatë duke mbajtur një pallto me printe zebre në dorë, ndërkohë që veshja përbëhej nga reçipeta, pantallona të zeza dhe doreza që mbulonin gjithë parakrahun.
Përsa i përket koleksionit Vjeshtë 2020, ai ishte një rikthim në vitet ’60, por me refenca minimaliste të viteve 1990. Ngjyrat dominante qenë ato pastel.