Çifti shumë i dashur për publikun, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë organizuar këtë të diel festën e ditëlindjes së ëngjëllit të tyre, Sia e cila mbushi 1 vjeç më 12 mars.
Ambienti i shtëpisë së Amit dhe Ermalit është kthyer në një festë madhështore, me tollumbaca shumëngjyrëshe, ushqime të shijshme e lojëra për fëmijë.
Momenti më i bukur i festës ka qenë kur Sia ka nisur të luajë me tortën.Vogëlushja duket si një kukull, e veshur me rozë dhe me flokët e kapur bishtaleca.
Në Instagram Ami ka postuar edhe një video ku shfaqet me Ermalin teksa i dhuron bashkëshortit një puthje.