E OFENDOI/ Almeda nervozohet keq me ndjekësen: Kur bën injoranti… – AlpeGossip
E OFENDOI/ Almeda nervozohet keq me ndjekësen: Kur bën injoranti…

E OFENDOI/ Almeda nervozohet keq me ndjekësen: Kur bën injoranti…

Ditën e djeshme, aktorja shumë e njohur për publikun shqiptar, Almeda Abazi, publikoi në Instastory një foto ku shkruante se këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, i kishte kopjuar veshjen gjatë daljes në “Oscars”.

Almeda kishte bashkuar foton e saj, të Gagës dhe të aktores Audrey Hepburn, nga ku e kishte marrë frymëzimin për veshjen.

“Unë s’do ta kisha bërë këtë Gaga e dashur, ideja ime.”- shkruante aktorja shqiptare krahas postimit, për të cilin ka marrë një koment jo fort të këndshëm nga një ndjekëse.

“Nuk ka ngelur me të kopju Gaga ty mi debile. E kanë kopjuar Audrey Hepburn përpara teje.”- i shkruante ndjekësja, e cila mesa duket e ka nervozuar Almedën.

“Kshu është kur bën dhe injoranti si i zgjuar. Është shaka zemër.”- i është kthyer Almeda në bisedën që e fshiu menjëherë pasi e publikoi në Instastory.