MORI VËMENDJEN E NDJEKËSVE/ U desh një foto e Fatmës me të birin që dashuria të bëhej virale – AlpeGossip
MORI VËMENDJEN E NDJEKËSVE/ U desh një foto e Fatmës me të birin që dashuria të bëhej virale

MORI VËMENDJEN E NDJEKËSVE/ U desh një foto e Fatmës me të birin që dashuria të bëhej virale

Fatma Haxhialiu, autorja dhe moderatorja e “Thumb” është ndër personazhet më të ndjekur dhe me influencë në rrjetet sociale. Edhe pse e rezervuar për jetën e saj private, herë pas here Fatma nuk nguron të ndaj në Instagram foto të familjes së saj të bukur. Këtë herë ajo që ka marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj ka qenë një foto me të birin.

Ditën e djeshme ajo ka ndarë në rrjete sociale një foto ku Kiani po i dhuronte një lule mamit të tij. Përveçse buzeqeshjes dhe dashurisë që përcjellë fotoja kuptimi i saj është shumë i madh.
“Të rrisim djem që dhurojnë lule, që thonë “të dua”, “më fal”… që nuk kanë frikë të jenë të dobët, të kërkojnë ndihmë apo të qajnë. Të rrisim djem që dashurinë nuk e shikojnë si burg por liri. Të rrisim djem të sigurt në vete, që nuk kanë frikë nga refuzimi, që nuk e kosniderojnë veten të fortë por të zotët, që bëjnë gjithçka për dashurinë, që besojnë në përrallat me fund të lumtur… Ashtu si ne… Të rrisim djem, si ata që kemi ëndërruar.”,- shkruan Fatma në postimin e saj.

Mjaftoi ky postim që në postën e Fatmës të vërshonin foto të nënave ku fëmijët e tyre u dhuronin lule. Hashtagu #tabëjmëdashurinëvirale bëri për vete shumë nëna të cilat nën këto fjalë treguan se edhe ato, njësoj si Fatma po rrisin djemë xhentil, po rrisin djem që po mësojnë se çfarë është dashuria dhe si ta vlerësojnë. “Ta bëjmë dashurinë virale” përmes dhjetëra fotove të publikuara nën të njëjtin hashtag në Instasoryn e Fatmës tregoi se shumë nëna sot por rrisin djemë të zotë e jo të fortë.

E në një kohë që lajmet tronditëse pushtojnë çdo ditë kronikën e zezë në media, njerëzit kanë nevojë për mesazhe të tilla pozitive, prej të cilave senzibilizon por edhe bën që nënat të krenohen me rolin më të rëndësishëm në jetë; për nënat që po rrisin djem që dinë të dashurojnë.