SEKSI ORAL/ Meshkujt ende “i tremben” vaginës – AlpeGossip
SEKSI ORAL/ Meshkujt ende “i tremben” vaginës

SEKSI ORAL/ Meshkujt ende “i tremben” vaginës

Duhet të kuptoni se vagina juaj nuk po merr aq shumë dashuri sa meriton e për këtë duhet të bëni diçka. Kjo nuk është një shaka!

“Vajzat që intervistova si fillim i pyeta se si do të ndiheshin nëse partnerët do t’u kërkonin gjithmonë t’i jepnin një gotë me ujë, ndërkohë që vetë vajzat të mos përfitonin asnjëherë nga ky shërbim”, – shprehet Peggy Orenstein, autorja e librit “Vajzat dhe seksi”.

Kjo për të treguar se pjesa më e madhe e femrave tashmë mendon se t’u dhurosh seks oral meshkujve pa marrë të njëjtën gjë në këmbim është krejt normale.

Një studim i publikuar së fundmi në “Journal of Sex Research” tregoi se kur vjen puna te seksi oral, si meshkujt ashtu edhe femrat mendojnë se “të ulurit poshtë” te vagina është shumë më e sikletshme sesa seksi oral që i bëhet mashkullit.

Një pjesë e mirë e burrave shprehen se shumicës nuk i pëlqen t’i dhurojnë partneres kënaqësi në këtë mënyrë, madje i cilësojnë “të çuditshëm” ata që preferojnë këtë lloj seksi. Kjo gjë shihet si “e pistët”! Epo, këtu ka një problem…

“Kultura jonë tregohet e heshtur për sa i përket kënaqësisë seksuale të femrave”, – thotë Orenstein.

Sipas autores, që në moshë të re vajzat mësojnë se si të duken seksi, por seksualiteti është diçka që ato duhet ta kuptojnë.
Një problem i tillë fillon që në shkolla, ku vëmendja më e madhe është tek organi mashkullor, ndërkohë që për klitorin apo për mënyrën se si ta bësh atë të ndihet mirë nuk thuhet pothuajse asgjë.

Studime të kryera dëshmojnë se më shumë se gjysma e vajzave nga 14 deri në 17 vjeçe nuk janë masturbuar kurrë, gjë që ndikon në mënyrën e sjelljes së tyre me partnerin kur u vjen koha e kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Kjo gjë nuk arrihet duke iu referuar filmave pornografikë, por përpjekjes për ta njohur vetë trupin dhe kënaqësinë që kërkon të marrë një femër.

Vetëm duke hedhur këtë hap meshkujt do të “detyrohen” të mendojnë më shumë për t’i dhuruar partneres kënaqësinë që meriton, në të njëjtën mënyrë që ata vetë kërkojnë të kënaqen.