E HOQËN NGA SERIALI/ “Ertugrul” rikthehet në ekran me një projekt të ri (VIDEO) – AlpeGossip
E HOQËN NGA SERIALI/ “Ertugrul” rikthehet në ekran me një projekt të ri (VIDEO)

E HOQËN NGA SERIALI/ “Ertugrul” rikthehet në ekran me një projekt të ri (VIDEO)

Aktori i njohur i serialit më të ndjekur turk “Ertugrul”, këtë sezon të ri nuk do të jetë më i pranishëm në kastin e aktorëve. Duke qenë se ngjarjet në serial do të rrjedhin në shumë vite më vonë, në kohën e të birit “Osman Beut”, nuk dihet ende edhe sa seri i kanë mbetur për të luajtur Engin Altan Duzyatan, i njohur si “Ertugruli”.
Mediat turke raportojnë se ai do të rikthehet mbrëmjen e sotme në ekran me një projekt tërësisht të ri. Engin do të moderojë një “Quiz Show” të titulluar “3’te 3 Tarih” (3 në 3 Histori). Programi do të transmetohet çdo të mërkurë dhe të enjte.

“Quiz Show” do të ketë pyetje rreth historisë së Turqisë dhe të botës dhe për të fituar çmimin, konkurentët duhet t’u përgjigjen 15 pyetjeve.