Disa javë më parë, në fund të muajit dhjetor, sidomos pas finales së festivalit të Këngës në RTSH, emri i moderatores Alketa Vejsiu u bë emri më i diskutuar në rrjetin social Twitter. Shumë prej ndjekësve të festivalit, por edhe të Eurovizionit, që donin të mësonin cila do të ishte kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Rotterdam 2020, u bënë edhe miqtë e rinj të Alketës.
Italianët, por jo vetëm ata, bëjnë shaka me faktin që moderatorja shqiptare e flet aq mirë dhe rrjedhshëm gjuhën e tyre, po njëkohësisht ata vlerësojnë shumë talentin dhe pasionin e saj.