TREGON PËR RAPORTIN ME ENEDA TARIFËN/ Xhemi Shehu: Kam tentuar që të jem shoqe me të, por… (FOTO) – AlpeGossip
TREGON PËR RAPORTIN ME ENEDA TARIFËN/ Xhemi Shehu: Kam tentuar që të jem shoqe me të, por… (FOTO)

TREGON PËR RAPORTIN ME ENEDA TARIFËN/ Xhemi Shehu: Kam tentuar që të jem shoqe me të, por… (FOTO)

Eneda Tarifa u rikthye si prezantuese e “Portokalli-së”, pas dorëheqjes së Xhemi Shehut. Pak kohë më parë dy vajzat ishin në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të disa thumbimeve publike.

Gjithçka nisi nga një deklaratë e Enedës, e cila e cilësoi Xhemin si “gazmore”. Si qëndron e vërteta e raportit të tyre? Në një intervistë ekskluzive për revistën “Who”, Xhemi ka treguar se ka tentuar të jetë shoqe me Enedën, mirëpo nuk ka qenë e thënë.

“Me Enedën? Me Enedën kam tentuar që të jem shoqe, por nuk ishte e thënë. Kështu që e kam thjesht kolege. Dhe tani nuk e kam asgjë, sepse nuk besoj që do punoj ndonjëherë më me të”, tha moderatorja.