A I LA SIGURI BORËS? Donaldi shuan zërat për “lidhje” me Semin: Hyra vetëm në BB dhe do dal vetëm – AlpeGossip
A I LA SIGURI BORËS? Donaldi shuan zërat për “lidhje” me Semin: Hyra vetëm në BB dhe do dal vetëm

A I LA SIGURI BORËS? Donaldi shuan zërat për “lidhje” me Semin: Hyra vetëm në BB dhe do dal vetëm

Banorët e Big Brother këtë javë folën për histori të tyre personale në jetën e tyre. Paloma tregoi për lindjen e vajzës së saj, ndërsa Semi foli për betejën e vështirë me ankthin.

Ndërkohë Donaldi u hap me banorët e tjerë të BB për lidhjen e tij të përfunduar me moderatoren e njohur Bora Zemani.

Lidhur me këtë ai u pyet edhe nga Arbana, i cili tha sërish se Bora ka qenë vajza që ka dashur më shumë në jetën e tij.

“Siç e kam thënë dhe më përpara, është diçka e kaluar e jetës sime por shumë e bukur. Bora është vajza që kam dashur më shumë në jetën time. Por gjërat janë shumë të ndërlikuara.

Ad by Valueimpression
Nuk janë vetëm një fjalë goje, janë shumë më të thella. Por unë kam folur me Borën edhe para se të futesha këtu, dhe kam thënë që kam hyrë vetëm dhe do dal vetëm,” tha Donaldi.

“A është kjo një lloj sigurie për Borën?” e pyeti Arbana.

Të gjithë qeshën dhe duartrokitën në këtë moment dhe madje vetë Donaldi e quajti “pyetje e bukur kjo, por e pavërtetë”.