Ajo është një prej grimiereve më të njohura në botë.
Huda Kattan ka krijuar një linjë kozmetike me të cilën fiton miliona dollarë çdo vit.
Historia e jetës së saj nuk ka qenë aq e thjeshtë.
35-vjecarja më poshtë rrëfen historinë e saj:
“Do jem e sinqertë për të treguar historinë time.
Ndonjëherë nuk e di cfarë të them ose nëse njerëzit duan vërtetë të dëgjojnë historinë e plotë, por ekzistojnë vërtetë disa pjesë të jetës sime që tregojnë atë që jam unë.
Shpesoj që kjo gjë të frymëzojë disa persona. Kështu që po e filloj.
Jam rritur në jug të Shteteve të Bashkuara dhe jam ndjerë gjithnjë jashtë. Asnjëherë nuk jam përfshirë me të tjerët dhe dukesha si fëmija i cuditshëm.
Unë ndihesha e braktisur, e frikësuar që të pranoja emrin tim pasi të gjithë talleshin me të dhe gjithnjë ndihesha sikur cdo njeri rreth meje ishte më i bukur se unë.
Unë zbulova produktet e grimit në një moshë të re dhe u kthye në një gjë magjike që më ndihmonte të ndihesha e lirë dhe e gjallë. Familja ime zhvendosej san ë një shtet në tjetrin dhe e kisha të vështirë të stabilizohesha.
Por bukuria ishte dicka që mbeti tek unë. Qëndroja në dhomën time, luaja me grim, bëja vetullat, qerpikët, të gjithë fytyrën dhe nuk dilja.
E adhuroja aq shumë, dilja apo jo jashtë. Grimi në ndihmoi të ndihesha më e bukur. Këtë domethënie ka për mua, është si shtëpi.
Pasi u diplomova, gjeta punë si financiere dhe më shkarkuan për shkak të recesionit. Ishte ndjenjë e cuditshme sepse ndihesha sikur kisha punuar gjithë jetën time për të qenë aty. Në atë moment vendosa që të jem unë.
Kjo gjë më ndihmoi që të krijoj një blog, një markë ku do isha ndryshe. Nëpërmjet kësaj dhe punës së palodhshme me sakrifica, marka jonë u krijua dhe u bë shumë e fuqishme!”, tregon Huda.