Ngjyrat e tokës dalin nga qarkullimi/ Rihanna sjell trendin e ri të “make up-it” – AlpeGossip
Ngjyrat e tokës dalin nga qarkullimi/ Rihanna sjell trendin e ri të “make up-it”

Ngjyrat e tokës dalin nga qarkullimi/ Rihanna sjell trendin e ri të “make up-it”

Për një kohë të gjatë ngjyrat e tokës kanë qëndruar në krye të listës për të gjithë grimierët. Këto kolore janë mjaft të përshtatshme për çdo veshje dhe për më tepër nuk ju bëjnë të dukeni të ekzagjeruar.

Por me sa duket këtë vjeshtë mbizotëruese do të kemi xixat. Këngëtarja me shumë influencë, Rihanna, ka publikuar disa foto në të cilat ka bërë një grim të guximshëm me xixa dhe të gjithë po flasin për to. Një pjesë e madhe mendojnë se ky do të jetë trendi i momentit, pasi kur diçka e bën Rihanna duhet ta bëjnë të gjithë. Por ka edhe nga ata që mendojnë se ky make up është qesharak.