"NUK KAM DASHUR TA BËJ PIS ATË NDJESI"/ Kujt i dedikohej kënga e Flori Mumajesit? - AlpeGossip
“NUK KAM DASHUR TA BËJ PIS ATË NDJESI”/ Kujt i dedikohej kënga e Flori Mumajesit?

“NUK KAM DASHUR TA BËJ PIS ATË NDJESI”/ Kujt i dedikohej kënga e Flori Mumajesit?

Kënga që i dha fitoren mbrëmjen e së shtunës u kthye brenda një jave në një hit. Flori Mumajesi triumfoi me “Plas” në festivalin e “Këngës Magjike”, por siç u shpreh ai fitorja më e madhe është ajo e publikut.

I pyetur nga mediat se cila është arsyeja që mendon se publiku e dashuroi kaq shpejt këtë këngë, Flori u shpreh:

“Unë nisem nga një ndjesi që krijoj. Është një nga ato ndjesitë që kam dashur mos t’i prish, mos t’i bëj pis. Kam dashur në vazhdimësi ta shijoj, ta ndjej dhe ka qenë aq e pastër, aq “naive”, që mesa duket kjo i ka pëlqyer publikut”.

Ai vazhdoi me tej duke u shprehur se, kënga nuk ka lidhje me asnjë personazh nga showbiz-i, duke hedhur poshtë zërat se kënga ishte dedikim për një person në veçanti, por ishte një dedikim për dashurinë.