Bjordi Mezini është ndër personazhet që u bë i njohur në reality show-n “Big Brother” dhe që prej asaj kohe komentohet vazhdimisht në rrjetet sociale.
Jeta private e tij përbën gjithnjë lajm në media dhe kohët e fundit përflitej për një lidhje të re, por sot vetë Mezini ka pranuar lidhjen në emisionin “Kush vjen për drekë”.
Ndërkohë që përpiqej t’i shmangej pyetjes së moderatore Arjola Shehu, baritoni Gëzim Myshketa i cili është edhe mik i Mezinit konfirmoi po ashtu se Bjordi është në një marrëdhënie.
Arjola Shehu: Bjordi, thuhet që je në një lidhje…
Gezim Myshketa: Është, është, me një vajzë shumë të mirë.
Bjordi Mezini: Jam në një lidhje, nuk mund të them asgjë më shumë. E kam shumë të shenjtë jetën private. Preferoj ta mbaj për veten time. Unë gatuaj për shoqen time, edhe ajo gatuan për mua. Unë jam patriarkal në kuzhinë dhe është e vështirë të ndash kuzhinën me mua. Ne nuk jetojmë bashkë dhe kjo gjë e mban lidhjen shumë të fortë./tvklan.al