Menduam se iu rikthye linjave trupore, por Floriana shfaqet sot me barkun e fryrë (FOTO) – AlpeGossip
Menduam se iu rikthye linjave trupore, por Floriana shfaqet sot me barkun e fryrë (FOTO)

Menduam se iu rikthye linjave trupore, por Floriana shfaqet sot me barkun e fryrë (FOTO)

Dy muaj më parë, Floriana Garo u bë për herë të parë nënë. Moderatorja shumë e dashur për publikun solli në jetë një vajzë të cilën ajo dhe bashkëshorti Enis Daci e pagëzuan me emrin Adia.

Pak kohë pas lindjes, Floriana iu rikthye postimeve në Instagram dhe në fotot që publikonte shfaqej në formë.

Sot moderatorja ka publikuar një foto të re duke shijuar të dielën me mikeshën e saj, por nuk ka si të mos bie në sy barku i fryrë.

Duke qenë e veshur me një cohë të hollë, barku tani është i dukshëm e kjo tregon se Floriana nuk i është rikthyer ende formave të saj fizike.

Me siguri moderatorja po e merr me ngadalë, ndryshe nga shumë nëna të reja që menjëherë pas lindjes i futen palestrës.