I NDODH E PAPRITURA/ Të shtëna me armë në koncertin e Don Xhonit (VIDEO) – AlpeGossip
I NDODH E PAPRITURA/ Të shtëna me armë në koncertin e Don Xhonit (VIDEO)

I NDODH E PAPRITURA/ Të shtëna me armë në koncertin e Don Xhonit (VIDEO)

Në koncertin e reperit Don Xhoni janë dëgjuar të shtëna me armë. Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka mbajtur koncertin e tij përmbyllës të sezonit veror në Drenicë. Reperi ka ndarë në Instagram një video nga koncerti dhe ka shkruar: “Don Xhoni për president. N’Drenicë mirë se na vini”.

Ndërkohë më tej, ai ndau me ndjekësit një video, e cila është realizuar nga një fans në mes të turmës. Në video mund të shihet se si në një prej frazave më të famshme të një prej ‘freestyle’-ve të tij, dëgjohen krisma në sfond.

Ai ka shpërndarë një postim Sot ku shkruhej: “Nën ritmin e Don Xhoni nuk durohen drenicasit, në mes qindra qytetarëve gjuajnë me armë”, dhe i njëjti e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Prej të 99-tës e dinë secili prej këtyre”.