“ISHA E VOGËL, E PAPJEKUR”/ Fatma tregon arsyen pse e mbante fshehur lidhjen me Alfion (FOTO) – AlpeGossip
“ISHA E VOGËL, E PAPJEKUR”/ Fatma tregon arsyen pse e mbante fshehur lidhjen me Alfion (FOTO)

“ISHA E VOGËL, E PAPJEKUR”/ Fatma tregon arsyen pse e mbante fshehur lidhjen me Alfion (FOTO)

Fatma dhe Alfio sot janë një nga çiftet më të dashur për publikun e më të komentuar në media, por për dy vite ata e kanë mbajtur të fshehur këtë lidhje. E ftuar mbrëmjen e sotme në “Mos i fol shoferit”, në RTV Ora, Fatma tregoi se asokohe ishte e vogël dhe stepej kur mendonte që të gjithë do e merrnin vesh për lidhjen. Për më shumë, Fatma është tip që nuk preferon t’i bëjë publike gjërat personale.

“As vetë nuk e di pse e kam atë fiksimin tim për ti mbajtur gjërat aq të fshehta, për mua do kishte zgjatur akoma dhe më shumë, edhe për shkak se punonim të dy në televizion për shumë arsye më dukej një gjë aq e bukur. Po provoja një ndjesi komplet të re, po e shijoja aq shumë sa më dukej sikur po ta tregoja nuk do jetë më kaq e veçantë. Plus që ne po njifeshim dhe nuk më dukej shumë e udhës që në një fazë njohje ta bëja të madhe dhe pastaj s’dihej sesi përfundonte muhabeti. Ka ardhur komplet organike e gjithë situata. Alfio e kishte problem këtë dëshirën time për ta fshehur, disa prej sherreve tona ndodhnin për këtë arsye se unë veja 8 kapele a thua se ç’po ndodhte, nuk e kuptoj pse e kam ekzagjëruar, futeshim në punë njëri para tjetri mbrapa, isha e vogël e papjekur”, është shprehur Fatma.