U FRYMËZUA NGA GRANITI APO NGA DJALI QË DASHURON? Fifi shkruan tjetër këngë brenda shtëpisë së “Big Brother” – AlpeGossip
U FRYMËZUA NGA GRANITI APO NGA DJALI QË DASHURON? Fifi shkruan tjetër këngë brenda shtëpisë së “Big Brother”

U FRYMËZUA NGA GRANITI APO NGA DJALI QË DASHURON? Fifi shkruan tjetër këngë brenda shtëpisë së “Big Brother”

Që në klipin prezantues, Fifi shprehu dëshirën që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” të kishte një fletë e një laps për të shkruar këngë.

E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ajo ka nisur që të hedhë në fletë këngët e saj që u frymëzua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Këngën e parë e shkroi para disa javësh dhe e këndoi gjatë një bashkëbisedimi me Palomën, e cila tashmë është eliminuar nga publiku.

Por edhe ditën e djeshme, këngëtarja e njohur është parë me një fletë ku kishte të shkruar tekstin e radhës. Ajo e këndoi teksa ndodhej në oborr me Granitin dhe Iglin.

Por kush e frymëzoi Fifin që të shkruante këngë? Graniti apo djali që ajo dashuron jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, por që nuk mund të jetë me të.

Pasi Graniti dhe Fifi vendosën që marrëdhënia e tyre të ishte vetëm miqësore, ato nuk ngurruan që të flisnin me njëri-tjetrin rreth dashurive të mëparshme.

Këngëtarja zbuloi se ka një mashkull jashtë që e dashuron, por që nuk mund të jetë me të. Madje i kërkoi edhe këshillë ish-futbollistit se si të vepronte.

Nga ana tjetër, edhe Cana i tha Fifit se ka bashkëjetuar për rreth 1 vit me një vajzë, me të cilën tashmë nuk është më.