Pasuria e Rita Orës dhe Dua Lipës arrin shifra shumëmilionëshe, por ja cila ka më shumë – AlpeGossip
Pasuria e Rita Orës dhe Dua Lipës arrin shifra shumëmilionëshe, por ja cila ka më shumë

Pasuria e Rita Orës dhe Dua Lipës arrin shifra shumëmilionëshe, por ja cila ka më shumë

Rita Ora dhe Dua Lipa konsiderohen si dy prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare në botë.

Krahas saj, bukurosheve tona po pasurohen edhe në saje të sukseseve në vitet e fundit duke arritur edhe shifra prej milionave.

Sipas portalit të njohur “Net Worth” pasuria e 27 vjeçares Ora kap shifrat rreth 16 milionë dollarë.

E gjithë kjo në saje të albumeve dhe filmave ku është paraqitur gjatë gjithë karrierës së vetë këngëtarja, e cila ka lindur në Kosovë ndërsa jeton në Londër.

Rita u bë edhe më e njohur në saje të karakterit të Mia Grayt në filmin “Fifty Shades of Gray”, i cili u shfaq në kinematë botërore para tre vjetësh.

Ate e ndjek nga pas Dua Lipa e cila  ka një pasuri që vlersohet në 2-3 milionë, por që ky vit pritet të jetë vendimtar për ta shumfishuar atë.

Dyshja po vazhdojnë të shkëlqejnë me suksese të njëpasnjëshme me koncerte dhe këngë të reja që po sjellin në treg.