“MIRUPAFSHIM PARUKIERE”/ Këto vajza të famshme nuk i kanë lyer kurrë flokët: Nga Oriola Marashi tek…(FOTO) – AlpeGossip
“MIRUPAFSHIM PARUKIERE”/ Këto vajza të famshme nuk i kanë lyer kurrë flokët: Nga Oriola Marashi tek…(FOTO)

“MIRUPAFSHIM PARUKIERE”/ Këto vajza të famshme nuk i kanë lyer kurrë flokët: Nga Oriola Marashi tek…(FOTO)

Vajzat e famshme kanë vendosur të mos bëjnë asnjë kompromis me kameran apo aparatin kur bëhet fjalë për flokët. Ndaj flokët e tyre natyral, nuk kanë prekur kurrë bojë, vetëm trajtime me maska. Këto vajza na frymëzojnë sesi të dukemi bukur, ashtu siç na ka bërë nëna natyrë.

Megi Ndokaj

Modelja Megi Ndokaj është e fiksuar pas flokëve. Ajo gëzon flokë të gjatë, të shëndetshëm dhe natyral dhe ka preferuar t’i mbajë të tilla. Më herët, Megi është shprehur se kujdeset shumë për flokët e saj natyral bjonde, duke i trajtuar me maska.

Klea Huta

Kushdo i ka zili flokët e gjatë dhe të shëndetshëm të moderatores shqiptare.Flokët e zinj të Klea Huta janë gjithmonë shumë të kuruar në fotot që moderatorja publikon. Në një komunikim me fansat ditën e sotme, Klea rrëfeu se nuk i ka lyer asnjëherë flokët pasi preferon t’i mbajë natyrale.

 

Oriola Marashi

Modelja shqiptare Oriola Marashi shfaq me krenari flokët e saj në rrjetet sociale. Flokët e Oriola Marashit nuk e kanë prekur asnjëherë bojën dhe sa më rrallë shohin edhe gërshërët.

Kendall Jenner

Nëse e shihni Kendall Jenner me një ngjyrë të re të flokëve, mos u gënjeni! Modelja ka vendosur paruke, pasi është betuar që nuk do të lyejë flokët e saj natyral.

 

“Jam shumë e re dhe preferoj të qëndroj natyrale” – është shprehur më herët Kendall Jenner në një intervistë.