U LODH NGA PYETJET E NJERËZVE/ 32-vjeçarja vendos të martohet me veten (FOTO) – AlpeGossip
U LODH NGA PYETJET E NJERËZVE/ 32-vjeçarja vendos të martohet me veten (FOTO)

U LODH NGA PYETJET E NJERËZVE/ 32-vjeçarja vendos të martohet me veten (FOTO)

jë 32-vjeçare studente në Oksford, vendosi të martohej me veten e saj, pasi u inatos me njerëzit të cilët e pyesnin gjatë gjithë kohës se kur do të martohej.

Një 32-vjeçare studente në Oksford, vendosi të martohej me veten e saj, pasi u inatos me njerëzit të cilët e pyesnin gjatë gjithë kohës se kur do të martohej.

Lulu Jemimah, shkruan Daily Mail, ishte lodhur nga komentet e prindërve për krijimin e një familjeje në kohën e duhur.

Për t’i mbyllur gojën të gjithëve ajo mori këtë vendim, dhe u martua me veten, në një ceremoni të veçantë. Dasma e saj kushtoi vetëm 2 dollarë, pasi pagoi vetëm taksinë për të shkuar në vendin ku organizohej dasma, sepse shpenzimet e tjera, ajo i kompesoi nga dhuratat e të ftuarve. Lulu mori një fustan të bardhë me qira, madje mbajti edhe një fjalim motivues, lidhur me arsyet pse ajo s’kishte një dhëndër. Ajo tha se vendimi i saj lidhej me përkushtimin e saj me karrierën dhe studimet.