“PO NA I VRASIN VAJZAT PËR SË GJALLI”/ Marina Vjollca, pro dënimit me vdekje për përdhunuesit (FOTOT) – AlpeGossip
“PO NA I VRASIN VAJZAT PËR SË GJALLI”/ Marina Vjollca, pro dënimit me vdekje për përdhunuesit (FOTOT)

“PO NA I VRASIN VAJZAT PËR SË GJALLI”/ Marina Vjollca, pro dënimit me vdekje për përdhunuesit (FOTOT)

Marina Vjollca është solidarizuar sot me kauzën për të mbrojtur të drejtat e vajzave dhe grave që dhunohen e abuzohen seksualisht!

Moderatorja shqiptare, e cila dje u kritikua nga disa ndjekës pasi publikoi  foton e #BlackOutTuesday në vend që të dilte në mbrojtje të një kauze shqiptare, ka bërë thirrje sot për protestën që do të mbahet më 4 qershor ora 16:00.

Marina shprehet në postimin e saj se kërkon danim maksimal për përdhunuesit, madje mbështet një komentuese kur ajo thotë se duhen dënuar me vdekje.

“Dënim maksimal për përdhunuesit! Po na i vrasin vajzat për së gjalli…”, shkruan Marina në postimin e saj.

“Ata meritojnë dënim me vdekjeee zoti i vraftëëë”, i shkruan komentuesja!

“Njësoj mendoj”, ia kthen Marina.

Dje një pjesë e madhe e të famshmëve shqiptarë iu bashkuan fushatës për të bojkotuar të gjitha blerjet dhe shitjet për një ditë, për të rritur ndërgjegjësimin për çështjen e racizmit ndaj njerëzve me ngjyrë.

Marina publikoi gjithashtu foton e zezë të #BlackOutTuesday. Shumë e përgëzuan moderatoren për këtë gjë, por të tjerë e kritikuan, pasi sipas tyre, Shqipëria ka shumë herë më nevojë për të ngritur zërin për kauza të rëndësishme.