HABITEN FANSAT/ Aktori i njohur turk shkruan shqip (FOTO) – AlpeGossip
HABITEN FANSAT/ Aktori i njohur turk shkruan shqip (FOTO)

HABITEN FANSAT/ Aktori i njohur turk shkruan shqip (FOTO)

Serialet turke janë kthyer në të preferuarat e shqiptarëve dhe aktorët turq janë bërë shumë të dashur për publikun. Një ndër ta është edhe aktori i Deniz Evin i cili luan rolin e “Ymytit” në serialin “Më fal” i cili ndiqet shumë në Kosovë.

Ditën e sotme aktori ka bërë një postim në Instastory ku shkruan në 6 gjuhë, ndër to edhe shqip duke i thënë fansave “Mirëmëngjes”.

Deniz Evin është shumë aktiv në rrjete sociale ku shpeshherë poston foto edhe me bashkëshorten e tij Gaye Turgut e cila luan rolin e “Baharit” në serial.

Ajo dhe Deniz në serialin “Më fal” janë motër e vëlla, por në jetën reale burrë e grua.