PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Loredana e Mozzikut zbulon gjininë e fëmijës – AlpeGossip
PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Loredana e Mozzikut zbulon gjininë e fëmijës

PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Loredana e Mozzikut zbulon gjininë e fëmijës

Reperi i njohur Mozzik dhe partnerja e tij Loredana shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Megjithëse nuk e kanë pranuar lajmin për mediat, Loredana është filmuar me barkun e rrumbullakosur duke konfirmuar të gjithë zërat për shtatzëninë.

Herë pas here, ata kanë publikuar në profilet e tyre në Instagram dedikime për fëmijën që do të vijë në jetë dhe postimi i sotëm i Loredanës i ka shtyrë të gjithë të mendojnë se ajo sapo ka zbuluar gjininë e fëmijës së saj.

“Vajza e një nëne të mirë bëhet nëna e një vajze të mirë.”- ka shkruar ajo mbi foton ku shfaqet një nënë me të bijën e saj, duke lënë të kuptohet se do të lindë një vajzë.