U THA SE VIPAT NUK MARIN LEKË/ Flasin fituesit e edicionit të fundit të "Dance With Me" - AlpeGossip
U THA SE VIPAT NUK MARIN LEKË/ Flasin fituesit e edicionit të fundit të “Dance With Me”

U THA SE VIPAT NUK MARIN LEKË/ Flasin fituesit e edicionit të fundit të “Dance With Me”

Në dhjetor të vitit që lamë pas, çifti i njohur i aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga u shpallën fitues të këtij edicioni. Mirëpo, në media shpesh herë është komentuar lidhur me çmimin dhe lekët që konkurrentët marrin nga ky spektakël dhe të shumtë kanë qenë ata që janë shprehur se nuk kanë marr asgjë

Ditën e sotme, Eni dhe Genci ishin të ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në ‘Report Tv’ ku kanë rrëfyer të vërtetën duke treguar se kanë pasur një rrogë mujore, ndërsa lekët që merrte një fitues çdo javë nuk jepeshin, por ishte thjesht një çmim simbolik.

“Nuk kishte lekë. Unë këtë e kam thënë , po ajo është bërë me klip, është me spec. Me sa di unë në asnjë nga puntatat e ‘Dance with me’ nuk është dhënë çmim final. Këtë vit ishte menduar që kush fitonte merrte një milionshin, por neve kemi patur dhe një pagesë mujore. Që duhet të ketë një çmim sigurisht që duhet të ketë , por ne e kemi ditur që në fillim kushtet, që nuk kishte lekë. Pra ne kemi qenë në rregull me tonën, u shpreh Eni.