A është në vete? Vëllai i Meghan Markle sapo i kërkoi Princit Harry të anuloje dasmën – AlpeGossip
A është në vete? Vëllai i Meghan Markle sapo i kërkoi Princit Harry të anuloje dasmën

A është në vete? Vëllai i Meghan Markle sapo i kërkoi Princit Harry të anuloje dasmën

Ndërkohë që të gjithë jemi të entuziasmuar për dasmën e Princit Hary me Meghan Markle, ka dhe nga ata persona që nuk duan që kjo martesë të bëhet.

E çuditshme ose jo, një nga këta persona është vetë vëllai i Meghan Markle, i cili i ka kërkuar Princit Harry që të anulojë gjithçka sa nuk është vonë.

Thomas Markle Jr, 51 vjeç, banues në Oregon, shkroi një letër me shkrim dore, duke i kërkuar Harry-t që të mos martohej me Meghan, pasi ajo nuk është gruaja e duhur për të.

“Sa më shumë që kalon koha drejt martesës suaj mbretërore, aq më shumë e qartë bëhet se ky është gabimi më i madh në historinë e martesave mbretërore”, shkroi Thomas në letrën, të cilën e ndau me “InTouch”.

“Meghan Markle nuk është padyshim gruaja e duhur për ju”, vijon letra.

“Jam konfuz se përse nuk e shihni Meghanin e vërtetë që sheh gjithë bota”, shkroi ai. “Përpjekja e Meghan për t’u dukur një princeshe, nga një aktore mesatare më e ulët e Hollivudit po bëhet e vjetër”.

Ai gjithashtu shkruan se ajo është një “grua e mërzitshme, e cekët, mendjemadhe që do të tallet me ju dhe trashëgiminë familjare mbretërore”.

Thomas nuk e ka parë Meghan që nga viti 2011 kur të dy shkuan në funeralin e gjyshes së tyre, kështu që perspektiva e tij mund të jetë pak e vjetëruar.