LA PORTOKALLINË PËR KLANIN? Kimikatit i del e “vërteta”. Ja ku do ta shohim – AlpeGossip
LA PORTOKALLINË PËR KLANIN? Kimikatit i del e “vërteta”. Ja ku do ta shohim

LA PORTOKALLINË PËR KLANIN? Kimikatit i del e “vërteta”. Ja ku do ta shohim

Ditët e fundit në mediat online bëri xhiron lajmi se aktori i “Portokalli”-së Olsi Bylyku, i cili është bërë i njohur për të gjithë ne me rolin e Kimikatit, do të largohej nga ky emision.

Nëpërmjet një postimi në Instagram Olsi u shpreh se po largohej i përlotur nga ky program, i cili i hapi dyert e jetës.

“Po, është e vërtetë që nuk do të jem më pjesë e emisionit që më hapi dyert e ëndrrës sime, për ta vazhduar në një tjetër angazhim artistik.”, shkruante ai ndër të tjera në postimin e tij.

Nisur nga këto fjalë, “Blitz.al” hamendëson se me shumë mundësi Kimikatin me nisjen e sezonit të ri televiziv do ta shohim në ekranin e “TV Klan”.

Në këtë televizion do të fillojnë në shtator dy programe humori, njëri është “Duplex”, një program simotër i “Apartamentit 2XL”, dhe programi tjetër që përflitet është një show i ideuar nga Bes Kallaku dhe Erion Isai. Një show për të cilin flitet se kanë filluar përgatitjet, por që nuk bëhen publike detaje të tjera.

Atëherë Kimikatit me shumë mundësi i ka ardhur një ofertë e majme nga spektakli “Dulpex”, ose po i bashkohet mikut të tij Bes Kallaku. Gjithësesi na mbetet të presim fillimin e sezonit të ri televiziv për të zbuluar ekranin apo emisionin ku do ta shohim Olsin.