“KAM QARË SHUMË…”/ Fjoralba Ponari tregon historinë prekëse të djalit që e përloti: Ka emocione drithëruese… – AlpeGossip
“KAM QARË SHUMË…”/ Fjoralba Ponari tregon historinë prekëse të djalit që e përloti: Ka emocione drithëruese…

“KAM QARË SHUMË…”/ Fjoralba Ponari tregon historinë prekëse të djalit që e përloti: Ka emocione drithëruese…

Moderatorja Fjoralba Ponari shumë shpejt do të shfaqet në ekran me një emision dedikuar tërësisht fëmijëve. “Më thuaj një dëshirë”, titullohet emisioni i ri, i cili nga spotet e prezantuara dhe nga ato që ka ndarë me ndjekësit vetë Fjoralba në Instagram, duket se do të dhurojë emocione të forta dhe lot. Moderatorja ka folur në ‘Wake Up’ për këtë projekt të ri dhe emocionet që i kanë dhuruar fëmijët.

“Kemi dhënë shpirtin për këtë projekt. Unë e kam thënë edhe nëpërmjet një statusi në Instagramin tim, sa më shumë i largoheshe qendrës së qytetit, aq më shpirtërore bëheshin dëshirat, aq më të pafajshme bëheshin dëshirat. Njeriu kur ka komoditetin, kur ka të mirat materiale, nuk e vret mendjen për gjërat bazike jetësore”, tha ajo.

Në një prej historive, Fjoralba kë ndërprerë edhe emisionin, pasi emocionet kanë qenë të shumta “Në të gjitha historitë kam qarë. Por, ky është rasti i Kevinit, djalit prej të cilit Isolda hoqi dorë nga dëshira e saj. Është një histori shumë shumë e fortë. Por gjëja që më ka bërë të prekem ishte edhe pasi ishin xhirimet e para. Sigurisht që historia ishte realisht e fortë dhe ka emocione drithëruese njerëzore”, rrëfeu Fjoralba.