“NE TË DY NUK I KEMI PUNËT MIRË…”/ Urimi më i veçantë i këtij Shën Valentini ishte ai i Vesës për Big Bastën – AlpeGossip
“NE TË DY NUK I KEMI PUNËT MIRË…”/ Urimi më i veçantë i këtij Shën Valentini ishte ai i Vesës për Big Bastën

“NE TË DY NUK I KEMI PUNËT MIRË…”/ Urimi më i veçantë i këtij Shën Valentini ishte ai i Vesës për Big Bastën

Si të gjitha çiftet e tjera të showbiz-it, edhe Vesa Luma zgjodhi që ditën e të dashuruarve t’i bënte një dedikim partnerit të saj.

Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ndau me ndjekësit një video ku shfaqej pranë Big Bastës dhe i shprehte atij dashurinë duke i thënë “Të dua” në anglisht.

Pasi i tha dy herë “I love you”, Big Basta ia ktheu partneres:

“Je duke i thënë vetes tënde, je duke parë veten në kamera?”

Duke qeshur, Vesa iu kthye përballë reperit duke i thënë kësaj here “Të dua” në sy dhe jo nga ekrani i telefonit.

“Na dy nuk i kemi punt mire me “rrjete sociale” 😂 ama prap se prap duhemi shume ❤️ Gezuar jete ketu ne Instagram- urimin e vertete ta jap ne shpi 🙈🥂”- shkruan këngëtarja në postim.

Prej disa kohësh, Big Basta, Vesa dhe vogëlushi i tyre Lian kanë nisur jetesën në Zelandën e Re dhe në postimet e tyre në rrjete sociale kanë treguar shpesh se janë shumë të lumtur me këtë jetë të re.