SURPRIZË/ Aktori martohet me modelen 30 vite më të re dhe… (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZË/ Aktori martohet me modelen 30 vite më të re dhe… (FOTO)

SURPRIZË/ Aktori martohet me modelen 30 vite më të re dhe… (FOTO)

Dashuria mes aktorit Vincent Cassel me modelen Tina Kunakey lindi krejt papritur, pa marrë aspak parasysh diferencën e moshës, ai 51 vjeç, ajo 21 vjeçe. Dhe çifti arriti t’i surprizojë të gjithë, teksa u arratisën drejt Francës së bashku me miqtë e tyre të ngushtë për të thënë “Po”.

Në një pasdite të fund gushtit, në një fshat të vogël buzë detit në Francë, larg zhurmës dhe paparacëve, Vincent dhe Tina  kremtuan dashurinë e tyre, në një festë që u organizua vetëm për ta.

I veshur me një kostum të bardhë dhe këmishë rozë, aktori Vincent Cassel rrezatonte nga lumturia, minuta pasi u betua për dashuri të përjetshme me modelen 30 vite më të re.

Kjo është martesa e dytë e aktorit Vincent Cassel, pesë vite pas divorcit të bujshëm me Monica Bellucci-n, dashuri që zgjati rreth 18 vite.