Ylli televiziv, Maya Jama, ka organizuar mbrëmë një festë të mbushur me yje me rastin e Halloween. Ajo i ka habitur të gjithë kur u shfaq me një kostum gazmor që të ftuarit me zor e njohën se kush ishte.
28-vjeçarja organizoi të premten mbrëma festën e saj vjetore të Halloween në Oslo, Hackney.
Maya mbante veshur një kostum si gjyshe dhe askush nuk ishte maskuar si ajo. Gjithashtu kishte vendosur edhe një parukë gri, rrudha protetike, syze, perla, çantë dore, triko dhe madje edhe një shkop ecjeje.
“Gjyshja e keqe është gati për festë”, ka shkruar Jama bashkëngjitur me fotot dhe videot që ka ndarë me ndjekësit në rrjetet e saj sociale.
Ndërkohë më poshtë janë yjet e pranishëm në festë, i njihni dot?
Maya Jama
Indiyah Polak dhe Dami Hope
Amber Gill
Antigoni
Paige Thorne
Danica Taylor
AJ Odudu