UAU! Ledri tregon dhuratën super të veçantë që i bëri Sara për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
UAU! Ledri tregon dhuratën super të veçantë që i bëri Sara për ditëlindje (FOTO)

UAU! Ledri tregon dhuratën super të veçantë që i bëri Sara për ditëlindje (FOTO)

Çifti shumë i dashur për publikun, Sara Hoxha dhe Ledri Vula konfirmuan në prill të këtij viti lidhjen e tyre disavjeçare. Dyshja tashmë janë në qendër të vëmendjes së mediave dhe nuk ngurojnë të flasim rreth historisë së tyre.

Para disa ditësh, Ledri festoi ditëlindjen dhe sot, i ftuar në emisionin “E diell”, reperi ka zbuluar dhuratën e veçantë të partneres. Ai tha se Sara i ka blerë një yll për ditëlindje, të cilit i ka vendosur emrin e tij. “Po, Sara ma ka ble një yll për ditëlindje. Veç ka met edhe anija kozmike edhe me u nis me qit flamurin”, u shpreh me humor reperi.

Kujtojmë se po këtë të dielë, Sara dhe Ledri konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë, me një vajzë.