Xenia Deli, protagoniste e videoklipit të Justin Bieber dhe Calvin Harris mësohet të jetë shtatzënë me fëmijën e saj të parë nga martesa me biznesmenin egjiptian 65 vjeç, shkruan ok.co
Ajo ka qenë imazh i revistave prestigjoze si Playboy, FHM, GQ, Sports Illustrated, Vogue, Harper’s Bazaar, dhe Maxim.
Modelja moldave u martua me bashkëshortin e saj 37 vjet më të madh në vitin 2016.
Çifti pati një dasëm spektakolare që kushtoi 860.000 paund në ishullin e famshëm grek Santorini.
Xenia ndau lajmin për shtatzaninë e saj në Instagram, teksa postoi foto të saj, ku duket qartë barku i fryrë.
Si dixhiturë të fotografisë, modelja shkruante “E bekuar” bashkangjitur me një figurë bebeje.
Më herët, Xenia e ka quajtur veten “gruaja më e lumtur në botë” teksa tregonte një foto të sajën dhe të Ossamës, duke u mbajtur përdore, ndërkohë që binte në sy unaza e madhe e martesës.