Theu gotën e verës tek shtëpia e vjehrrës: Nusja shokohet nga ç’ndodhi më pas – AlpeGossip
Theu gotën e verës tek shtëpia e vjehrrës: Nusja shokohet nga ç’ndodhi më pas

Theu gotën e verës tek shtëpia e vjehrrës: Nusja shokohet nga ç’ndodhi më pas

Një gruaje i është dërguar një faturë rreth 156 paund nga vjehrrit e saj sepse aksidentalisht theu një gotë vere në shtëpinë e tyre. Nusja, e cila ishte në muajin e 5-të të shtatzënisë, në pritje të fëmijës së saj të parë, kishte shkuar për vizitë tek prindërit e burrit kur incidenti ndodhi.

Fillimisht, ajo tregon se vjehërrit u treguan indiferentë ndaj gotës së thyer, duke mos i dhënë shumë rëndësi. Dhe gruaja e besoi, duke menduar se marrëdhënia me familjarët e tij prej 4 vitesh ishte e mirë.

Disa ditë më vonë, ajo merr një e-mail në të cilin i kërkohej ta paguante gotën ose ta zëvendësonte atë, pasi ishte goxha e shtrenjtë.

“Vjehrri im më nisi një email në të cilin më kërkonte të transferoja 156 paund ose të blija gotën e thyer. Fillimisht mendova se ishte një shaka nga ana e tyre, por jo. U kujtova se ata nuk shquheshin për sens humori.”- tregoi ajo.

Nga e gjithë kjo nusja mbeti gati e shokuar, duke qenë se nga gjendja financiare as ajo dhe as i shoqi nuk ishin mirë, ndërsa vjehrrit shumë të pasur.

Reagimet në rrjete sociale rreth kësaj ngjarjeje kanë qenë pafund dhe shumica prej tyre fajësonin çiftin.

“Ata paskan para për të blerë gotën, por jo klas për ta merituar atë.”- shkruhet në një prej komenteve, të cilat ngushëlluan gruan e cila nuk dinte ç’emër t’i vinte të gjithë kësaj, ndërkohë që vjehërrit prisnin gotën e re prej saj.