Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Enixhel Shkira, ka reaguar së fundmi ndaj një pyetjeje nga ndjekësit e saj në rrjete sociale, të cilët janë kuriozë për rikthimin e saj në televizion. Njëri prej tyre i shkroi:
“Do të jesh pjesë e ekranit së shpejti? Ti e meriton, njerëz si ty i duhen ekranit.”
Moderatorja u përgjigj me sinqeritet, duke theksuar se për të, prania në ekran nuk është një qëllim në vetvete:
“Nuk e di çfarë lloj njerëzish i duhen ekranit… por di që mua s’më duhet ekrani për të qenë pranë jush apo para jush. Ka plot forma për të bërë dhe për të thënë atë që do.”














