“HAJDE BËJMË NJË FËMIJË TJETËR DHE…”/ Kërkesa e pazakontë që i bën Dajana ish-burrit (FOTO) – AlpeGossip
“HAJDE BËJMË NJË FËMIJË TJETËR DHE…”/ Kërkesa e pazakontë që i bën Dajana ish-burrit (FOTO)

“HAJDE BËJMË NJË FËMIJË TJETËR DHE…”/ Kërkesa e pazakontë që i bën Dajana ish-burrit (FOTO)

Dajana Shabani e ftuar në “Why not”, tregoi se edhe sot e kësaj dite vazhdon të ruajë një marrëdhënie shumë të mirë me ish-bashkëshortin. Madje Dajana tregon se i dha një mendim për ta bërë vajzën e tyre me motër e vëlla.

“Kam rënë në dashuri dhe një herë tjetër me ish-bashkëshortin. Ne po diskutonim, sepse kemi marrëdhënie shumë të mirë dhe kam qeshur një herë sepse një portal shkruante: ”Dajana ul armët, ka marrëdhënie të mirë më bashkëshortin.” Unë s’i kam pasur asnjëherë armët ngritur, nuk e di kujt ia kam marrë burrin nga këto gocat që shkruajnë në portal, që kanë kaq urrejtje për mua nuk e kam kuptuar kurrë.

Nejse dhe po flisnim që vajza ime do rritet vetëm pa motër dhe pa vëlla. I thashë kam një mendim brilant. “Fol,” tha “se ke ide brilante si bionde që je”. I thashë hajde bëjmë një fëmijë tjetër dhe mund të divorcohemi lirshëm prapë.

Përtej të gjithë batutave, unë jam rikthyer në bazë sepse bëra njëherë sikur jam e dashuruar, në fakt më doli huq se nuk isha dhe bëra kot dhe s’kisha çfarë të bëja”, tregoi Dajana.