Flet këngëtarja shqiptare: “Unë jam mbesa e Frankos dhe e bija e Ferdinant Radit!” – AlpeGossip
Flet këngëtarja shqiptare: “Unë jam mbesa e Frankos dhe e bija e Ferdinant Radit!”

Flet këngëtarja shqiptare: “Unë jam mbesa e Frankos dhe e bija e Ferdinant Radit!”

Dita e sotme ka përkuar me 1-vjetorin e ndarjes nga jeta e kantautorit të njohur Françesk Radi.
Për nder të tij janë organizuar aktivitete të ndryshme gjatë ditës së sotme dhe gjithashtu është shfaqur edhe dokumentari në nder të tij. Mbesa e tij dhe këngëtarja Rozana radi ka publikuar në rrjete sociale një pjesë nga ky dokumentar dhe gjithashtu ka shkruar:

“Poezia qe ty te pelqente aq shume ishe kjo poezi te cilen ti e ruaje si nje nga dhuratat me te cmuara. Sa here degjoje zerin e vellait tend ktheje koken per te mbuluar trishtimin qe kishe ne sy dhe mallin per te. Ti dhe babi kishit dy gjera te perbashketa, ishit artiste, por ajo qe dallonte me shume tek ju ishte zemra e madhe. Sot une e kam zemren plot, krenare qe Zoti me dhuroi nje familje me te cilen krenohem. Une jam mbesa e Frankos dhe e bija e Ferdinant Radit. Faleminderit Zot,”-përfundon këngëtarja në rrjete sociale.