U nxitua pak, apo ka guxim “budallai”?! Fero i bën “diss” Unikkatilit, fansat “ e masakrojnë” (FOTO) – AlpeGossip
U nxitua pak, apo ka guxim “budallai”?! Fero i bën “diss” Unikkatilit, fansat “ e masakrojnë” (FOTO)

U nxitua pak, apo ka guxim “budallai”?! Fero i bën “diss” Unikkatilit, fansat “ e masakrojnë” (FOTO)

Unikkatil cilësohet si “mbreti i rap-it” në Shqipëri, por Fero ka dy fjalë për t’i thënë.

Reperi i njohur Unikkatil ditë më parë shënoi rikthimin e tij në muzikë me projektin e ri muzikor “A pe sheh” .Këtë bashkëpunim ai e solli me anëtarët e tjerë të labelit TBA, Milot dhe Don Phenom.
E së fundmi, ai u përfol sërish edhe për një bashkëpunim të mundshëm mes tij dhe reperit Ledri Vula, gjë e cila ende nuk është konfirmuar.

Megjithatë, ajo çfarë dihet deri më tani është fakti se më 10 prill, Unikkatil do të publikojë projektin e tij të radhës. Bëhet fjalë për një këngë të re solo, dhe këtë gjë e ka konfirmuar vet reperi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Por sikur të mos i mjaftonin rivalët e tjerë, mesa duket edhe Fero është vënë kundër Unikkatilit. Të paktën kështu kanë aluduar fansat e reperit që jeton në Amerikë pas një fotoje të publikuar nga Fero. Ky i fundit ka ndarë me ndjekësit e tij një imazh ku lajmëron këngën e tij të re “S’ka konkurenc”, por diçitura i mërziti fansat pasi shkroi se me 11 prill do të ndryshojë krejt Hip Hopin.

Ky shkrim është interpretuar nga fansat si një diss për Unikkatilin dhe menjëherë kanë shpërthyer në ofendime për Feron.