NDAHET NGA JETA ROKERI I FAMSHËM / Nuk specifikohet shkaku i vdekjes – AlpeGossip
NDAHET NGA JETA ROKERI I FAMSHËM / Nuk specifikohet shkaku i vdekjes

NDAHET NGA JETA ROKERI I FAMSHËM / Nuk specifikohet shkaku i vdekjes

Marty Balin, bashkë-themeluesi dhe kitaristi i grupit të rokut “Jefferson Airplane” ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga famija e të ndjerit por nuk u specifikua shkaku i vdekjes së muzikantit amerikan.

Balin, emri i vërtetë i së cilit është Jerel Buchwal, fitoi famë me grupin në vitet 1960 me hite si White Rabbit.

Ai u largua nga grupi me bazë në San Francisko në vitin 1970  por më vonë u rikthye së bashku me disa nga anëtarët e saj nën emrin Jefferson Starship.

Muzikanti u fut në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1996.

‘Jefferson Airplane’ u formua në vitin 1965 kur artisti Balin vendosi të krijonte një grup roku.