Emocionohet Ledion Liço: Puthja e parë ishte si një film, por ajo mendon se isha tapë (VIDEO) – AlpeGossip
Emocionohet Ledion Liço: Puthja e parë ishte si një film, por ajo mendon se isha tapë (VIDEO)

Emocionohet Ledion Liço: Puthja e parë ishte si një film, por ajo mendon se isha tapë (VIDEO)

Moderatori i njohur, Ledion Liço ishte i ftuar këtë javë në emisionin “Thurrje” të Jonida Vokshit nga ku rrëfeu edhe një pjesë të momenteve më emocionuese në jetën e tij.

Ledioni e ka thënë gjithmonë se kënga “All of me” e John Legend është hiti i tij dhe Sarës. Pasi kjo ka qenë kënga në sfond kur ata kanë shkëmbyer puthjen e parë dhe kanë zyrtarizuar në këtë mënyrë dashurinë e tyre.

Te dielen ritransmetim i #thurje ne T-HD ora 17.00 All of me 😍 @ledionl @sarahoxhaaa ❤️

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Sapo Jonida ka vendosur në sfond këtë këngë, moderatori i “The Voice” e ka kuptuar që duhet të flas pikërisht për këtë moment të rëndësishëm të jetës së tij. Ai ka treguar se puthja e parë e tyre ka ndodhur në Dhërmi, teksa ka qenë mesnata e ditëlindjes së tij.

“Sara më thotë se në këtë moment unë kam qenë tapë por s’besoj. Në fakt ka qenë si film puthja e parë: në breg të detit, nën hënë të plotë dhe me këtë këngë në sfond” , ka treguar Liço, i cili shfaqet i emocionuar teksa flet për lidhjen me Sarën.