Që pas deklaratës së Ambasadorit Amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili foli për “peshq të mëdhenj” dhe kërkoi nga autoritetet shqiptare kapjen e tyre, ky togfjalësh duket se gjen vend në çdo bisedë.
Këtë të shtunë, shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, Ryan Roberts ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan, ku nuk i shpëtoi pyetjes për “peshqit” e mëdhenj.
Ermal Mamaqi: Po me politikanët shqiptarë qesh?
Ryan Roberts: Shumë pyetje e mirë, por sot nuk kam asnjë njoftim për politikanët shqiptarë. Sot është më mirë të flas për grupin e kërcimtarëve që ka ardhur nga SHBA për të performuar. Përpjekje e bukur.
Ermal Mamaqi: Po horoskopin e shikon?
Ryan Roberts: Jo.
Ermal Mamaqi: Unë e shikoj ndonjëherë dhe desha të të pyes çfarë thotë horoskopi këtë javë për peshqit.
Ryan Roberts: (qesh)
Ermal Mamaqi: Kur më sheh mua, si të dukem si peshk, i madh apo i vogël?
Ryan Roberts: Je peshk i bukur./tvklan.al