ELGIDI DHE DONALDI SHOKË TË NGUSHTË/ Klea zbulon çfarë marrëdhënie ka me Borën: Ne nuk… – AlpeGossip
ELGIDI DHE DONALDI SHOKË TË NGUSHTË/ Klea zbulon çfarë marrëdhënie ka me Borën: Ne nuk…

ELGIDI DHE DONALDI SHOKË TË NGUSHTË/ Klea zbulon çfarë marrëdhënie ka me Borën: Ne nuk…

Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në “Wake Up” në Klea Huta, e cila gjatë bisedës me moderatorët e emisionit është ngacmuar në lidhje me ngjashmërinë që shpesh është komentuar me Bora Zemanin.

E pyetur se a ka ndodhur që ta ngatërrojnë ndonjëherë me kolegen e saj, Klea u shpreh se edhe ka pasur raste.

Ndërkohë duke qenë se Elgit Doda, bashkëshorti i Kleas është shok i ngushtë me Donald Veshajn, partnerin e Bora Zemanit, Huta nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes nëse shkak i partnerëve të tyre edhe ajo dhe Bora gëzonin një “miqësi”.

Mirëpo, Klea ishte shumë e prerë kur u shpreh se ndonëse njihet prej vitesh me Zemanin, nuk ka një marrëdhënie shoqërore me të.

“Unë njihem herët me Borën që shumë herët, edhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat (Elgiti dhe Donaldi) janë ata që e kanë shoqërinë”, është shprehur ndër të tjera Klea.