Ylli i pop-it abuzues dhe manipulues grash/ Çfarë fshihet në këngën 19 minutëshe të këngëtarit: Merrni karrierën dhe…(FOTO) – AlpeGossip
Ylli i pop-it abuzues dhe manipulues grash/ Çfarë fshihet në këngën 19 minutëshe të këngëtarit: Merrni karrierën dhe…(FOTO)

Ylli i pop-it abuzues dhe manipulues grash/ Çfarë fshihet në këngën 19 minutëshe të këngëtarit: Merrni karrierën dhe…(FOTO)

Një ndër këngëtarët e preferuar të viteve 2000, R Kelly, është vendosur sërish në qendër të akuzave për manipulim grash dhe abuzim me të mitur, në një dokumentar të publikuar nga kanali televiziv BBC Three, që solli edhe fushatën #MuteRKelly për t’i limituar ose fshirë gjithë bizneset.

Kënga “I Admit” (Unë pranoj) u publikua në profilin e këngëtarit në SoundCloud, ku ai pranon se ka tradhtuar gjithë gratë e jetës së tij, por mohon akuzat për pedofili dhe abuzim seksual.

Në këngën plot 19 minutëshe, R Kelly shprehet kështu:

“Merrni karrierën time dhe zhdukuni, pasi jeni thjesht të çmendur për të dashurat e mia”, ndërsa më pas vazhdon duke pranuar se ka mëkatuar dhe i ka tradhtuar të dashurat, por kurrë nuk ka abuzuar me to apo me fëmijët. I vemti abuzim ka qenë alkooli, sipas tij.

Spotify dhe Apple Music reaguan duke hequr këngëtarin nga lista e tyre si një formë përgjigjeje për gjithë akuzat.

“Ju mund të keni mendimet tuaja dhe të drejtën për të patur mendimin tuaj, po a është e drejtë që unë të humbas karrierën për shkak të kësaj/ Shko përpara dhe ktheje botën kundër meje, vetëm Zoti mund të më dëgjojë”, vazhdon kënga “I Admit” ku në disa pjesë ai pranon se vetë ka qenë viktimë e abuzimit seksual në fëmijëri.

Rreth 1 vit më parë, në një hetim të bërë nga Buzzfeed News, u raportua se që nga vera e vitit 2016 të paktën pesë gra u përfshinë në skemën e R Kelly-t: Ai u akuzua se u shpëlante trutë vajzave dhe grave dhe i fuste më pas në një “kult” siç e quanin prindërit e tyre. Thuhej se u diktonte si të visheshin, si të silleshin, si të ushqeheshim, i trajtonte si kukulla duke i kontrolluar mendjen.

Avokatët e Kelly-t kanë mohuar çdo akuzë dhe kanë kërkuar që të respektohet jeta private e këngëtarit, megjithëse reputacioni i tij ka marrë tashmë një super goditje që pas akuzave për posedim pornografie pedofilike në 2008-n.