PASI U SKUALIFIKUA/ Stresi bën deklaratën e papritur për Elvana Gjatën – AlpeGossip
PASI U SKUALIFIKUA/ Stresi bën deklaratën e papritur për Elvana Gjatën

PASI U SKUALIFIKUA/ Stresi bën deklaratën e papritur për Elvana Gjatën

Reperi i njohur Stresi ishte një ndër konkurrentët e edicionit 58 të ‘Festivalit të Këngës’. Së bashku me këngëtaren Eli Fara, performuan këngën e titulluar ‘Bohem’, e cila nuk shkoi deri në finale. Ditën e sotme, Stresi ka vendosur të flasë në lidhje me këngët e tjera konkurruese.

Ai është shprehur se shumica prej tyre as nuk do të mbahen mend dhe ka veçuar këngën e Elvana Gjatës si një ndër të vetmet që ia vlen. Elvana ka konkurruar me këngën ‘Me tana’ që është pritur shumë mirë nga publiku.

Stresi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit videon e një djali të ri, duke kënduar këngën ‘Bohem’. Krahas videos ai shkruan: “Mendoni se shumë të rinj të Shqipërisë do i këndojnë sonte këngët përmendësh të natës finale? Do thoja këngën e Elvana Gjatës po sepse e meriton, ka sjellë një super super hit në këtë festival, por shumicën e këngëve nuk do i mbajë mend njeri jo.”